Këshilli i BE-së sot do të diskutojë për reformën e zgjerimit

Në Bruksel, ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian (BE) sot do të diskutojnë për reformën e procesit të zgjerimit, gjë e cila u tangon edhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, pasi siç u tha, si rezultat i reformës nuk arritën të marrin datë për çeljen e negociatave me BE-në në muajin tetor, transmeton Portalb.mk.

Diskutimi do të zhvillohet në kuadër të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, dhe në të pritet të shqyrtohet për herë të parë metodologjia e Francës, por kjo do të jetë pika e fundit e rendit të ditës, megjithëse nuk priten konkludime.

Metodologjia e Francës do të prezantohet nga Amelie de Montchalin.

LEXO: Teksti në formë integrale e “non pejperit” francez për ardhmërinë e zgjerimit të BE-së

Paraprakisht, Franca e ka shpalosur “non-pejperin” e metodologjisë reformuese të procesit të zgjerimit. Në të, ajo kërkon “qasje të rinovuar” në procesin e zgjerimit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe nga Komisioni Evropian kërkohet që deri më janar 2020 të publikojë metodologji të re në procesin e aderimit, e cila do të aplikohet gjatë fillimit të negociatave për aderim me vendet kandidate. Ndër pikat kryesore të “non-pejperit” janë:

  • Qasja e rinovuar duhet të bazohet në 4 parime: Qasje graduale, kushte të rrepta, përfitime materiale, reverzibilitet i procesit dhe
  • Menaxhim politik më i fortë.

LEXO: Qeveria e RMV-së e komentoi “non pejperin” francez

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka komentuar “non pejperin”, duke thënës “se është shumë me rëndësi që kornizën të cilën e propozon Franca, e konfirmon anëtarësimin në BE si qëllim kryesor dhe final në procesin që për ne është kusht i domosdoshëm që të shqyrtohet”.

Propozimi francez nuk është pritur mirë në Maqedoninë e Veriut, ngaqë ajo prolongoi për në maj të 2020 marrjen e datës për çeljen e negociatave anëtarësuese me BE-në, të cilat priteshin të ndodhnin në muajin tetor. Mosçeljen e negociatave në tetor, kreu i Komisionit Evropian (KE) e kanë cilësuar si “gabim historik”, ndërkaq kreu shtetëror në RMV si shenjë përgjegjësie shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare për më 12 prill të 2020-s.

LEXO: Pendarovski: Metodologjia e Francës besoj se do të jetë gati deri në mars

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button