Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë me vranësira mesatare, nëpër lugina do të ketë mjegull. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare juglindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tre deri në 10, ndërsa ajo ditore prej 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare dhe me mjegull. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në shtatë, ndërsa ajo ditore do të rritet deri në 16 gradë.

Gjatë natës drejtë të hënës nga perëndimi do të fillojnë reshje të cilat në mëngjes dhe paradite do të përhapen përmes pjesëve qendrore ku do të jenë me intensitet më të dobët. Pastaj do të ketë mot mesatarisht të vranët, përgjatë luginave me paraqitje të mjegullës. Deri të mërkurën do të ketë reshje të përkohshme të shiut, në disa vende më të rrëmbyeshme. Temperaturat e mëngjesit edhe më tutje do të jenë mbi zero.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button