Sulmet ajrore të militantëve palestinezë pengojnë armëpushimin e tensionuar në Gaza

Militantët palestinezë kanë hedhur dy raketa në drejtim të Izraelit nga Gaza të shtunën, ndërkaq ushtria izraelite është përgjigjur menjëherë me një numër të sulmeve ajrore ndaj caqeve të militantëve.

Sirenat u dëgjuan pas mesnatës në qytetin Beersheba, 35 kilometra nga kufiri me Rripin e Gazës, që paralajmëronin sulmet ajrore, transmeton REL.

Luftimi më i madh mes dy palëve kishte ndodhur të martës kur izraelitët e vranë një komandant të xhihadit islamik të mbështetur nga Irani, që konsiderohej kërcënim i madh.

Autoritetet në Gaza thanë se 34 palestinezë mbetën të vrarë në dy ditët e luftimeve, shumica nga ta civilë.

Sulmet ajrore të militantëve paralizuan pjesën jugore të Izraelit dhe arritën afër jugut të Tel Avivit. Dhjetëra izraelitë u lënduan si pasojë e sulmeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button