Idlib, 40 mijë civilë janë zhvendosur në 2 javë

Rreth 40 mijë civilë janë zhvendosur në 14 ditët e fundit për shkak të sulmeve që regjimi i Bashar al Asadit dhe mbështetësi i tij Rusia kanë ndërmarrë ndaj vendbanimeve brenda zonës së deskalimit Idlib në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Koordinimi i Ndërhyrjes Siriane, një prej institucioneve të shoqërisë civile (OJQ) lokale, ka bërë një deklaratë me shkrim lidhur me migrimin e shfaqur si pasojë e sulmeve intensive të kryera kundrejt zonës së deskalimit Idlib.

“Një pjesë e madhe e civilëve që janë larguar nga sulmet e ndërmarra nga ushtarët e regjimit të Asadit, grupet terroriste me mbështetje iraniane dhe Rusia, janë zhvendosur në hapësirat e kampeve në territoret siriane si Atme, Kah, Deyr Hassan dhe Kefer përballë rajonit Reyhanlı të qytetit Hatay të Turqisë, si dhe në ullishtet në Idlib dhe zonat e operacioneve “Mburoja Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, zona këto të cilat Turqia i ka pastruar nga terroristët”, thuhet në deklaratë.

Në 14 ditët e fundit të muajit tetor regjimi i Asadit dhe Rusia intensifikuan sulmet e tyre tokësore dhe ajrore, ku dhe për këtë arsye janë zhvendosur rreth 40 mijë civilë.

Në deklaratë theksohet se për të njëjtën periudhë janë vendosur në objektiv 2 ambulanca dhe 29 qendra jetësore përfshirë shkolla, xhamia, centrale dhe qendra shëndetësore, ku në sulmet e ndërmarra kanë humbur jetën 6 persona duke përfshirë mësues dhe gazetarë.

Situata e fundit në Idlib 

Sipas raportit të mbrojtjes civile, njoftohet se 75 civilë nga të cilët 13 prej tyre fëmijë kanë humbur jetën në sulmet e ndërmarra muajin e kaluar ndaj vendbanimeve civile në Idlib nga regjimi i Asadit, grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane dhe Rusia.

Që nga marrëveshja e nënshkruar më 17 shtator 2018 mes Turqisë dhe Rusisë, në sulmet e regjimit dhe Rusisë në rajonin e deskalimit Idlib kanë humbur jetën mbi 1.300 civilë.

Ndërkohë që ka tejkaluar 1 milion numri i personave që kanë migruar brenda një viti nga vendet ku sulmet janë intensive drejt vendeve që janë më të qeta dhe kryesisht në afërsi të kufirit të Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button