NBA, Boston Celtics dhe Los Angeles Lakers vazhdojnë me fitore

Los Angeles Lakers dhe Boston Celtics vazhduan të kryesojnë në konferencat përkatësi pasi mposhtën kundërshtarët e tyre të premten, raporton Anadolu Agency (AA).

Lakers arritën të mposhtnin Sacramento Kings me rezultatin 99-97 në Qendrën Staples, pas performancës së dalluar të Lebron James.

James shënoi 29 pikë dhe 11 asistime, ndërsa ishte i saktë në të dy gjuajtjet e lira 5,5 sekonda para përfundimit të ndeshjes, duke i sigurar skuadrës së tij epërsinë triumfuese.

Anthony Davis spikati me 17 pikë dhe 5 kërcime, ndërsa Kentavious Caldwell-Pope shënoi 16 pikë.

Kyle Kuzma dhe Alex Caruso së bashku shënuan 23 pikë për Lakers.

Sacramento Kings, megjithë 21 pikët e Buddy Hield, prej të cilëva 6 ishin trepikësh nga 11 tentativa, nuk ia arriti të shënojë fitore.

Bogdan Bogdanoviq regjistroi 18 pikë, ndërsa Richaun Holmes 17 pikë dhe 8 kërcime për Kings.

Lakers ka shënuar dhjetë fitore dhe dy humbje këtë sezon, duke vazhduar të ngelë në krye të Konferencës Perëndimore.

– Celtics mposhtin Warriors

Boston Celtics, kryesues i Konferencës Lindore, arriti të mposhtin Golden State Warriors, e cila radhitet në fund të Konferencës Perëndimore, në një ndeshje të vështirë të luajtur të premten.

Celtics, përmbyti rezultatin nga 97:92 në dy minuta e 37 sekonda para përfundimit të ndeshgjes me një seri prej dhjetë pikësh, për ta çuar atë në 102:97. Ata arritën të ruajnë epërsinë deri në rezultatin përfundimtar 105:100.

Jayson Tatum ishte koshashënuesi më i mirë për Celtics, duke shënuar 24 pikë dhe 8 kërcime, ndërsa Kemba Walker shënoi 20 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime.

Jaylen Brown gjithashtu shënoi 22 pikë dhe 8 kërcime në fitoren e skuadrës së tij.

Celtics ka shënuar dhjetë fitore dhe një humbje në sezon, ndërsa Warriors ka dy fitore dhe 11 humbje.

Rezultatet e së premtes:

* Orlando Magic – San Antonio Spurs: 111-109

* Charlotte Hornets – Detroit Pistons: 109-106

* Oklahoma City Thunder – Philadelphia 76ers: 127-119

* Houston Rockets – Indiana Pacers: 111-102

* Memphis Grizzlies – Utah Jazz: 107-106

* Minnesota Timberwolves – Washington Wizards: 116-137

* Golden State Warriors – Boston Celtics: 100-105

* Los Angeles Lakers – Sacramento Kings: 99-97

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button