fbpx

“Politiko” i zbuloi pesë pyetjet për Oliver Varhelji, e para në lidhje me Gruevskin

“Politiko Evropa” i pranoi pesë pyetjet të cilat eurodeputetët ia kanë dërguar kandidatit për komisar për zgjerim i cili u refuzua sot për shkak të garancive të pamjaftueshme për pavarësi nga Qeveria e Viktor Orbanit, njofton Nova Tv.

Pyetja e parë ka të bëjë me azilin që Orbani ia ka dhënë ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

“A do të ndiheni të lidhur apo nën ndikim të obligimeve tuaja si euro-komisioner nga deklaratat që kryeministri juaj i ka dhënë në lidhje me rolin tuaj më 15 tetor në Baku dhe çfarë do të jetë vlerësimi juaj nëse cilado qeveri e ndonjë vendi anëtar të BE-së i jep azil ndonjë ish kryeministri të gjykuar nga vendi kandidat?”

Për përkujtim, Viktor Orban, në Baku deklaroi që pasi Hungaria të merr portofolin zgjerim kjo do të jetë në dobi të Turqisë, megjithëse komisarët kanë për obligim të jenë krejtësisht të pavarur nga qeveria si dhe nga secila parti politike që i nominon.

Pyetja e dytë për Varhelji ka të bëjë me qëndrimin e tij për miratim të sanksioneve kundër vendeve ku shkelen të drejtat e njeriut, kjo temë për momentin po debatohet në Këshill dhe Hungaria është një nga vendet që ka qëndrim të rezervuar ndaj kësaj çështjes.

Eurodeputetët kërkojnë nga hungarezi të përgjigjet çfarë raporti për progres do të parashtrojë për ndonjë vend kandidat në rast se i njëjti “ia kufizon hapësirën e opozitës, pothuaj krejtësisht i kontrollon mediat, i detyron gjykatësit më herët të pensionohen, i kufizon liritë akademike dhe nuk lufton kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“Cili do të jetë rekomandimi juaj në raportin për progres”, pyesin deputetët.

Deputetët kërkojnë nga Varhelji të prononcohet edhe në lidhje me fqinjët në jug të BE-së dhe për migracionin, në çka ai do të kishte ndikim në aspekt të politikës së jashtme. Varhelji duhet të përgjigjet çfarë përkrahje planifikon t’u sigurojë vendeve fqinje në jug dhe të tregojë a garanton se do ta suspendojë ndihmën në rast se ndonjë nga ato vende i shkel të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat e migrantëve dhe refugjatëve.

Më në fund, pyetja e pestë ka të bëjë me aspekte teknike nga fondet para-aderuese për vendet nga Ballkani Perëndimor, si dhe kërkesën që Varhelji të prononcohet sa do të jetë shkalla e kësaj asistence. Deputetët kërkojnë prej tij të tregojë edhe se çfarë planifikon të ndërmerr për ta reduktuar ndikimin e forcave të jashtme në Ballkanin Perëndimor.

Verhelji ka afat deri të hënën pasdite të dorëzojë përgjigje të kënaqshme për këto pyetje për të marrë dritë jeshile, në të kundërtën, është e mundur që të konvokohet seancë e re dëgjimore.

LEXO: Premtimet e komisionarit të ri Oliver Varhelyi për zgjerimin dhe fqinjësinë e BE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button