Taravarit iu kthyen kompetencat, por ASh-ja mbetet e pakënaqur

Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravarit radhë e Aleancës për Shqiptarët (ASh) i janë kthyer kompetencat për emërim dhe shkarkim të drejtorëve të marra nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, por këtë ASh-ja nuk e vlerëson si hap të madh për kthimin e “cilësisë së arsimit në Gostivar”, pasi sipas tyre MASh-i vazhdon me keqpërdorime në arsim, transmeton Portalb.mk.

Si keqpërdorime ata kanë paraqitur:

  • punësimin e 17 aktivistëve partiakë në shkollën e mesme teknike,
  • largimin nga puna të profesoreshës së historisë, e cila është e punësuar vite me radhë në po të njëjtën shkollë dhe e cila i plotëson të gjitha kushtet ligjore për punë,
  • mosrespektimin e vendimeve të kolegjiumeve të shkollave dhe këshillave të po atyre shkollave. nga MASh-i dhe
  • emërimin e kryetarit të nëndegës së BDI-së në Çegran si drejtor të shkollës, edhe pse kolegjiumi i shkollës ka propozuar tjetër kë.

Për këtë ASh-ja kërkon nga:

  • MASh-i dhe Ministria e Financave, të mbajnë llogari dhe përgjegjësi për punët që i bëjnë në emër të Komunës së Gostivarit.
  • Inspektorati Shtetëror i Arsimit ta ushtrojnë detyrën e tyre në bazë të Ligjit dhe jo në bazë të instruksioneve dhe presioneve partiake duke vërtetuar dhe zbuluar të gjitha keqpërdorimet dhe mallverzimet e bëra nëpër shkollat e Komunës së Gostivarit.
  • kryeministri i vendit, që të ushtrojë ndikimin e tij si i pari i qeverisë dhe të ndalojë sa më shpejt eksperimentet që bëhen në kurriz të nxënësve shqiptar në Komunën e Gostivarit. Ata nxënës, janë fëmijët tanë. Ata nxënës kanë të drejtën e arsimit kualitativ dhe nuk duhet të shërbejnë për shfryrjen e epsheve dhe interesave partiake të BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button