fbpx

Amendola: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Për Italinë shtyrja e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është një gabim historik, u shpreh ministri italian për Çështjet e Evropës, Enzo Amendola duke iu adresuar komisioneve të mbledhura të Dhomës dhe Senatit në lidhje me përfundimet e Këshillit Evropian të 17-18 tetorit.

“Një shtyrje tjetër ka të ngjarë të ketë pasoja negative në stabilitetin dhe perspektivën evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor”, deklaroi ministri, transmeton Top Channel.

“Kjo nuk ka qenë një shtyrje si të tjerat, sepse ndodhi pas përpjekjeve të rëndësishme të bëra nga vendet anëtare kandidate”, theksoi më tej ai.

“Menjëherë pas Këshillit Europian të tetorit, presidenti Conte u takua në Romë me kryeministrin shqiptar Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zaev”, kujtoi Amendola.

“Qeveria ka ndërmarrë tashmë veprime për të rikthyer dosjen në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme javën e ardhshme dhe për të ritheksuar pozicionin tonë në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, pa i shkëputur këto vende nga njëra-tjetra”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button