Deri tash, vetëm barazim për Shqipërinë e Kosovën

Shqipëria nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në pjesën e parë ndaj Andorrës, ndonëse krijoi volum mjaft të lartë loje dhe raste. Kuqezinjtë gjetën shpejt golin, që u shënua nga Bekim Balaj, pas një krosimi të bukur nga Roshi, ndërsa më herët kishin shënuar edhe me Ndojin, por goli u anulua pasi topi kishte dalë më parë jashtë vijës, njofton Supersport.al.

Megjithatë kur pritej që gjithçka të bëhej më e lehtë, futbollistët e Andorrës zhvilluan një aksion mjaft të bukur dhe të shpejtë dhe gjetën golin e barazimit me Martinezs në minutën e 18’, i cili u harrua i lirë në zonë nga Lorenc Trashi.

Më pas kuqezinjtë tentuan të zhvendosin lojën në gjysmëfushën e Andorrës dhe ia dolën të krijojnë volum të lartë loje, por deri në fund të pjesës së parë, kërcënuan vetëm një herë rrezikshëm me Memushajn, gjuajtja e të cilit u grushtua nga portieri mik.

Barazim, por këtë herë pa gola, mori edhe Kosova në fundin e 45 minutave të para të ndeshjes ndaj Republikës Çeke, në Plzen. “Dardanët” vuajtën jo pak në 30 minutat e para të sfidës, por fati dhe portieri Arianit Muric bënë që kuadrati të mbetej i paprekur.

Më pas në minutat e fundit të pjesës së parë, intensiteti i lojës së çekëve ra ndjeshëm dhe Kosova filloi të shohë rrezikshëm nga porta kundërshtare, ndonëse nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button