fbpx

“Ana di të orientohet në oborrin shkollor”: Notat e gjysmëvjetorit për klasën e 4,5 dhe 6 do të jenë përshkruese

Në vend të numrave, notat që do t’i kenë nxënësit në klasën e katërt, pestë dhe gjashtë, do të jenë përshkruese. Kjo nënkupton se në vend të notës në formë të numrit, çdo nxënës në çdo lëndë do të marrë tekst të shkruar në të cilin përshkruhen arritjet e tij, dituritë dhe njohuritë që i ka përfituar gjatë gjysmëvjetorit, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Kjo praktikë është e ndërruar prej këtij viti pasi që e njëjta është e paraparë me Ligjin e ri për Arsim Fillor, i cili është në fuqi prej shtatorit të këtij viti.

“Kur kishte diskutim publik për ligjin e ri, përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkuan që të ketë nota përshkruese në klasën e katërt, pestë dhe të gjashtë. Ne kemi përgatitur udhëzim sipas të cilit prindërve do t’u tregohet se në cilën notë është vlerësimi përshkrues, që të dijnë saktë se si janë notuar fëmijët e tyre. Ajo që mbetet gjithashtu është rregulli i vjetër, në fund të vitit shkollor, notat do të jenë me numra”, sqaroi Oliver Stojanoski nga Byroja për Zhvillim të Arsimit.

Vlerësimi përshkrues është obligim shtesë për mësuesit, të cilët edhe ashtu vazhdimisht reagojnë se kanë shumë obligime administrative të cilat ligjërisht duhet që t’i plotësojnë gjatë tërë vitit shkollor. Jakim Nedellkov, kryetar i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, thotë se tani për tani nuk ka reagime nga mësuesit për obligimin shtesë.

Në praktikën e deritanishme, nota përshkruese në listat evidentuese të gjysmëvjetorit edhe në certifikatat në fund të vitit shkollor, kanë marrë vetëm nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën.

Notat që nxënësit i kanë marrë nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, në fund të tremujorit të parë, gjithashtu janë përshkruese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button