“Aksidenti në Llaskarcë”, avokatët: Profesori që e ka bërë ekspertizën për autobusin s’ka licencë

Gjykimi për aksidentin në Llaskarcë është anuluar për më 28 nëntor, pasi pala mbrojtëse e kontestoi ekspertizën e përgatitur nga profesori i Fakultetit për Elektroteknikë dhe Teknologji Informatike, Josif Qosev, për shkak se i njëjti nuk ka licencë për ekspertizë dhe nuk është i regjistruar në regjistrin e ekspertëve për kryerjen e ekspertizave, njofton Portalb.mk.

Me nxjerrjen e pjesëve nga sistemi për matjen e shpejtësisë, tahografin e autobusit dhe me prezantim në laptop, ai duhej që ta sqarojë raportin nga ekpsertiza, por e njëjta nuk u realizua si rezultat i mosmarrëveshjeve mes avokatëve dhe prokurorit Darko Jakimovski.

“Për mua ishin të pritshme këto ankesa. Por, profesori i pranishëm nuk është i angazhuar si person fizik, por si përfaqësues i institucionit, gjegjësisht fakultetit. Bëhet fjalë për ngjarje komplekse, institucioni që përfaqëson i plotëson të gjitha aspektet për ekspertiza”, tha prokurori Jakimovski.

Avokatët theksuan se edhe ligji thotë se ekspertizë gjyqësore mund të bëjë institucioni i cili ka të paktën dy ekspertë të licencuar, ndërkaq prokurori theksoi se Fakulteti ka profesorë të tillë, por Gjykata vendosi ta anulojë gjykimin derisa të marrë vërtetim me shkresë nga fakulteti.

“Pjesërisht i pranojmë ankesat. Për gjykatën nuk është kontestuese se urdhri është dorëzuar deri tek institucioni, deri te fakulteti, por edhe se ekspertiza dhe mendimi profesional është dorëzuar nga ky institucion. Profesori që ka ardhur nuk është patjetër që të ketë licencë, nëse institucioni gjatë kohë kur është kryer ekspertiza ka pasur së paku dy profesorë me licenca. Në të kundërtën tërë kjo ekspertizë do të hidhet në ujë”, tha gjykatësja Dijana GruevskaIlievska.

Më 28 nëntor, përveç tij, do të dëshmojë edhe eksperti për psikiatri.

Gjykimi është në procedurë dëshmuese dhe po merren në pyetje dëshmitarët. Në aksidentin në Llaskarcë, më 13 shkurt kanë humbur jetën 16 persona dhe 38-të të tjerë janë lënduar.

Rastin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski. Të akuzuar janë 6 persona, dhe atë, pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski. Këta ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button