Zhan Anes presidente e Bolivisë, SHBA-ja dhe Brazili e njohën menjëherë

Gjykata Kushtetuese e Bolivisë e njohu vendimin që nënkryetari i dytë i Senatit, senatorja opozicionare Zhanin Anes ta marrë funksionin presidente e përkohshme e vendit. Ajo mbrëmë në Senat u emërua si presidente e përkohshme e Bolivisë, pavarësisht që nuk kishe kuorum gjatë votimit për zgjedhjen e saj, pasi që senatorët e Partisë së Majtë të ish-presidentit Evo Morales e bojkotuan votimin, transmetuan mediat britanike.

Morales dje në mëngjes e braktisi vendin dhe shkoi në Meksikë ku kërkoi dhe menjëherë iu aprovua azili.

Morales, si dhe nënpresidenti i parë i Bolivisë, dy ditë më parë dhanë dorëheqje nga presioni i protestave antiqeveritare për shkak akuzave për mashtrim në zgjedhjet presidenciale të 20 tetorit, në të cilat Moralesi pati fitore bindëse dhe u shpall si president i ri – i vjetër menjëherë pas raundit të parë të votimeve.

Pas uljes në aeroportin e Meksikës, Morales deklaroi se nuk heq dorë nga lufta politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button