Holanda e ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në rrjetet sociale ka njoftuar se Senati i Holandës sot pasdite e ka ratifikuar protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, njofton Portalb.mk.

Pasi që 26 vende-anëtare e kanë ratifikuar protokollin, pritet që edhe Franca, Spanja dhe Islanda ta bëjnë të njëjtën. Anëtarësimi zyrtar i Maqedonisë së Veriut në NATO, pritet që të jetë në shkurt të vitit 2020.

Protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button