Zaev: Prej janarit pensionet do të rriten për 700 denarë

Prej janarit të viti të ardhshëm, pensionet do të rriten për 700 denarë. Këtë sot e ka paralajmëruar kryeministri Zoran Zaev, në konferencën për shtyp për prezantimin e buxhetit për vitin 2020, njofton Portalb.mk.

“Qeveria ka vendosur për këtë rritje të pensioneve duke pasur parasysh parametrat ekonomik, gjegjësisht rritjes së pagës mestarë dhe minimale. Rritja e pensioneve të do të jetë prej 700 deri në 730 denarë”, tha Zaev, dhe paralajmëroi se ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, në konferencë të veçantë do t’i tregojë detajet për rritjen e pensioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button