Aplikacioni “Moj DDV” (TVSH Ime) ende nuk ka Politikë të privatësisë, nga DHP pa përgjigje

Ka më shumë se një muaj që, Drejtoria për të Hyra Publike nuk i është përgjigjur pyetjes nga “Meta” nëse i ka zbatuar rekomandimet e Fondacionit “Metamorfozis” që kanë të bëjnë me përmirësimin e Politikës së privatësisë së aplikacionit të “MojDDV” (TVSHIme), transmeton Meta.mk.

Përkatësisht, pasi DHP e promovoi këtë aplikacion, Fondacioni “Metamorfozis” ka reaguar se i mungon një Politika e privatësisë që në një mënyrë lehtë dhe të kuptueshme i shpjegon masat që Drejtoria për të Hyra Publike i ndërmerr për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve që përpunohen duke përdorur këtë aplikacion.

Në përputhje me Rregulloren e përgjithshme për mbrojtje të të dhënave personale (General Data Protection Regulation – GDPR), atëherë u rekomandua që kontrollori, Drejtoria për të Hyra Publike, të ndërmerr masat e duhura për t’u ofruar qytetarëve një formë të shkurtër, transparente dhe lehtësisht të arritshme të informacionit për:

  • Cilat janë qëllimet dhe bazat ligjore për përpunimin e të dhënave personale dhe nëse në të ardhmen të dhënat mund të përpunohen për qëllime të ndryshme nga përdorimi i aplikacionit mobil “MojDDV” (TVSHIme);
  • Nëse të dhënat personale do t’u zbulohen përdoruesve të tjerë jashtë Drejtorisë për të Hyra Publike;
  • Cilat janë afatet e ruajtjes së të dhënave nga Drejtoria për të Hyra Publike?
  • Si mund qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të korrigjuar dhe për të fshirë të dhënat personale që i kanë dhënë për të përdorur aplikacionin mobil “MojDDV” (TVSHIme).

Këto çështje janë me interes të gjerë publik duke pasur parasysh se që nga prezantimi i masës më 1.07.2019 deri më 30.09.2019 janë regjistruar 170.378 përdorues të aplikacionit, dhe nga 27 tetori, ka mbi 22.67 milionë llogari fiskale të skanuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button