Palmer theksoi se SHBA mbështet iniciativa si “Shengeni Ballkanik”

Metju Palmer, sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, sot në Davos publikisht deklaroi se SHBA mbështet iniciativat si “Shengeni Ballkanik”, transmeton Portalb.mk.

“Ky ka qenë themeli për angazhimin amerikan në rajon për më shumë se 20 vite. Kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Kjo është edhe arsyeja pse pamundësia e Këshillit Evropian për të gjetur konsensus dhe të fillojë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte kaq zhgënjyese”, tha Palmer nga Davosi, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Gjithashtu u deklarua që në këtë iniciativë të jenë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

“Angazhimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të promovojnë bashkëpunimin përmes së ashtu-quajturës nisma e Mini Shengenit është shpresëdhënës, është një tregues që liderët në rajon po marrin përgjegjësi për fatin e tyre, po marrin në dorë të ardhmen e vet”, tha Palmer.

“Në ndërkohë, pasi SHBA po e ndërmarrin rolin më të madh në Ballkanin Perëndimor, ndërsa BE është duke shikuar se si të tërhiqet, vet rajoni po e ndërmerr iniciativën. Përkushtimi i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë ta përmirësojnë bashkëpunimin nëpërmes të iniciativës “mini Shengen” është demonstrim i asaj se liderët në rajon po e marrin mbi vete përgjegjësinë për fatin e tyre, kontrollin mbi ardhmërinë e tyre”, ka theksuar zyrtari amerikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button