Pompeo: Kombet duhet të marrin masa të rrepta ndaj shantazhit bërthamor

SHBA bëri thirrje sot për masa të rrepta mbi Iranin, që rifilloi aktivitetet e pasurimit të uraniumit në një uzinë nëntokësore, në përputhje me vendimin e tij për të pakësuar më tej angazhimet e tij të ndërmarra në vitin 2015.

“Ka ardhur koha që të gjitha kombet të kundërshtojnë shantazhin bërthamor të këtij regjimi dhe të marrin masa të rrepta për të shtuar presionin”, u shpreh sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një deklaratë, transmeton ATSH.

“Anëtarët e komunitetit ndërkombëtar, që me të drejtë janë të shqetësuara nga sulmet e fundit dhe provokimet iraniane, duhet të imagjinojnë se si do të reagonte Irani nën alarm bërthamor. SHBA nuk do të lejojë kurrë të ndodhë diçka e tillë”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button