Qeveria e publikoi planin për shërbimet me helikopter

Qeveria e Maqedonisë së Veriut publikoi në 120 faqe PDF studimin e fizibilitetit për Sistemin e ndihmës mjekësore urgjente (SAR) dhe Shërbimet me helikopter për kërkim dhe shpëtim (HEMS), transmeton Portalb.mk.

Deri më tani, në thirrjen publike tetë kompani kanë paraqitur interes, pesë e kanë marrë dokumentacionin e tenderit, ndërsa vetëm një kompani është paraqitur në tenderin për formim të partneritetit privato-publik për HEMS  dhe SAR.

Dragi Rashkovski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë në bashkëbisedimin me gazetarë deklaroi se buxheti për këtë projekt do të jetë zero denarë, duke mohuar akuzat e opozitës që projekti do të kushtojë 72 milionë denarë.

“Nga ajo që dje kemi pasur rastin të dëgjojmë, partneri privat duhet të investojë për periudhën prej 8 vjetësh, 72 milionë euro, duhet të furnizojë dy helikopterë, të ndërtojë 8 heliodrome, plus në të duhet të paguajë çdo muaj nga 10.000 euro në muaj kompensim për shërbimi”, ka thënë Igor Janushev, sekretari i VMRO-DMPNE-së.

Qëllimi i shfrytëzimit të sistemit është që intervenimi në terrene të vështira të jetë për pesëmbëdhjetë minuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button