Dënim me kusht për dy gjinekologë nga Velesi, të akuzuar për vdekjen e një foshnje

Risto Gashev dhe Aristotel Trençev nga Velesi, gjinekologë në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit, me vendim të shkallës së parë, në Gjykatën e Velesit janë shpallur për fajtorë për veprën penale “vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve”. Ata Prokuroria i ka ngarkuar për vdekjen e foshnjës gjatë lindjes nga gruaja shtatzënë O.A., njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja ka ndodhur kur në Spitalin e Velesit më 14 gusht të vitit 2015-të foshnja ka vdekur gjatë lindjes disaorëshe, është bllokuar gjatë daljes, pasi që ka pasur disproporcion të kokës me rrugët e lindjes, që paraprakisht nuk është konstatuar.

Gjykatësja Valentina Gjorgjievska u ka shqiptuar dënim me burg me kusht të dy mjekëve: Gashev mori gjashtë muaj burg nëse në dy vitet e ardhshme e përsërit veprën penale, ndërkaq Trençev tre muaj nëse në periudhën prej 1 viti kryen vepër të re penale. Gjykata në bazë të ekspertizës nga personat profesional, ka konstatuar se gjatë dhënies së ndihmës mjekësore, të akuzuarit kanë vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme dhe kanë shkaktuar vdekjen e foshnjës.

Ashtu siç shkruan në aktgjykim, të akuzuarit në mënyrë të papërgjegjshme i kanë interpretuar të dhënat e CTG, edhe pse kanë ekzistuar tregues të qartë se lindja po zgjat me orë, ata nuk kanë kryer operacion, me të cilën foshnja me siguri të madhe do të shpëtohej.

Procesi gjyqësor ka zgjatur tre vjet dhe gjatë kësaj kohe janë ndërruar tre gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button