Kamçev po kërkon pasaportë të përkohshme, por tani do të vendos Prokuroria e rregullt

9 prokurorë republikan, në mesin e të cilëve edhe prokurori shtetëror, Lubomir Joveski, do të vendosin për kërkesën e të dyshuarit të parë në rastin “Perandoria”, Orce Kamçev. Ai nëpërmjet gjykatës ka dorëzuar kërkesë deri te Prokuroria që t’i japë pasaportë të re të përkohshme, me vlefshmëri prej 12 muajve, njofton Portalb.mk.

Më 8 nëntor, Kamçevit i skadon afati i pasaportës së përkohshme, me afat prej 6 muajve, të cilin ia ka dhënë ish prokurorja speciale, Katica Janeva, e cila gjendet në paraburgim.

Kamçev, ashtu sikur edhe shtatë muajve, nuk i kërkon dy pasaportat e rregullta nga Gjykata (pasaportë e RMV-së dhe bullgare), të cilat i janë marrë dhe ruhen në Gjykatën Themelore Shkupi 1, por kërkon pasaportë të re të përkohshme. Kur i dyshuari për të cilin udhëhiqet procedurë kërkon pasaportë të përkohshme, sipas Ligjit për dokumente të udhëtimit, vendos prokurori që e udhëheqë hetimin, transmeton SDK.

Prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova ka vazhduar që ta udhëheqë rastin “Perandoria”, por ajo është dëshmitare në “Reket”, e cila u hap pas paraqitjes së Kamçevit për veprime të paligjshme të Janevës, m’u për rastin “Perandoria”. Tani edhe “Perandoria” edhe “Reket”, janë në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Shefa e Prokurorisë për Krim të organizuar, Villma Ruskovska, ka ngritur akuzë për “Reket”. Atje dëshmitar kryesor është Kamçevi.

Gjykata e ka ridërguar kërkesën e Kamçevit deri në PTHP për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Por, për shkak se lënda është e komplikuar, kërkesa do të referohet dhe sipas të gjitha gjasave do të vendoset për të tek ata.

Përndryshe, në rastin “Reket, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna MandiqKristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button