Lindi me një sëmundje të rrallë lëkure, foshnja braktiset nga prindërit
Një foshnjë e lindur me një sëmundje të rrallë lëkure është braktisur në një spital në Torino të Italisë.
Giovannino 4-muajsh ka harlequin ichthyosis, çka shkakton tharjen dhe trashjen e lëkurës duke lindur kështu domosdoshmërinë e mbrojtjes nga ekspozimi diellor, transmeton KlanKosova.
Infermieret janë kujdesur për të miturin që prej gushtit, kur vogëlushi erdhi në jetë.
“Nuk e dimë arsyen përse është braktisur nga prindërit. Është një fëmijë i lezetshëm që vetëm buzëqesh dhe i pëlqen ta shëtisin”, u shpreh njëra nga infermieret.
Përsa i përket sëmundjes në fjalë, raportohet se një person në 1 milion njerëz mund të rezultojë me gjen të dëmtuar.