Karburanti i vjetërsuar për raketa kundër breshrit, nga Shkupi është transportuar në Serbi

Qeveria e ka zgjidhur problemin me edhe një pikë djegëse ekologjike në kryeqytet. Disa tonë karburant i vjetërsuar për raketa kundër breshrit dhe materiale tjera eksplozive që është gjetur mes Novo Sellës dhe Vollkovës në Shkup, është transportuar në Serbi, informojnë nga Qeveria, njofton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për sasi të madhe të gjësende eksplozive dhe të rrezikshme që janë që kanë qëndruar në qarkun e ish kompanisë “Teas – Temko”, të cilat me vite kanë qenë të shtrira në zona blegtore në afërsi të një vendbanimi. Ky derivat me vite ka qenë një ndër ndotësit më të mëdha në Shkup, por edhe ka qenë i rrezikshëm për mjedisin jetësor, sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve”, theksojnë nga Qeveria.

Për largimin e disa tonelatave të karburantit për raketa dhe materiale tjera eksplozive fillimisht janë kërkuar 850.000 euro, por nga Qeveria informojnë se procedura e plotë për shitje dhe pastrim të terrenit është zbatuar pa asnjë denarë kompensim për kompaninë.

“Procedurën për thirrje dhe zgjedhje për ofertë për këtë aksion e ka zbatuar Sekretariati i Përgjithshëm, duke vepruar në pajtim me konkluzionin e Qeverisë të miratuar në seancën e 118-të në Qeveri, gjatë së cilës e ka pranuar ofertën e kompanisë “Trajall” nga Republika e Serbisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button