Shkup, filloi cikli i dytë i realizimit të granteve në kuadër të projektit KriThink

Sot është mbajtur takimi i parë me grantistët e ciklit të dytë të granteve të vogla në kuadër të projektit “Me mendim kritik deri te qytetarë me shkathtësi mediatike – KriThink”, i cili realizohet nga Fondacioni për shoqëri dhe internet “Metamorfozis” dhe “Eurothink”.

Në ciklin e dytë janë përzgjedhur 11 grantistë, të cilët i kanë paraqitur projektet dhe partnerët medial nëpërmjet të cilëve do t’i promovojnë aktivitetet. Numri më i madh i projekteve kanë të bëjnë me arsimimin medial të të rinjve.

Drejtori i programit të “Metamorfozis”, Filip Stojanovski deklaroi se qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi i kapaciteteve të organizatave qytetare për punë në projekte më të mëdha.

“Qëllimi është promovimi i arsimimit mediatik që qytetarët të kenë kulturë mediale dhe mendim kritik e cila është e patjetërsueshme që të jenë aktiv në shoqëri. Të ndihmohen organizatat qytetare dhe mediat të përfshihen, që qytetarët me sukses të aftësohen dhe të jenë të gatshëm për t’u përballë me sfidat e mediave të sotme, ku nuk përfshihen vetëm mediat tradicionale por edhe ato të internetit dhe rrjetet sociale”, tha Stojanovski.

Ai më tej ka shtuar se nëpërmjet përvojave të mira dhe shembujve pozitiv, të cilat do të arrihen deri në realizimin final të projektit, do të dalin edhe rekomandime, që këta aktivitete të ngritën në nivele më të larta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button