“Sistina” e ka paditur Boki 13, është operuar dhe nuk ka paguar 10 mijë eurot

Spitali privat “Sistina” sot e ka paditur të dyshuarin e parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovskin i njohur me nofkën Boki 13, pasi i njëjti nuk ka realizuar pagesën e operacionit prej 10 mijë euro, njofton SDK

Bëhet fjalë për operacionin për ngushtimin e lukthit, faturën e të cilit Boki 13  e ka marrë në prill të këtij viti.

Padia është në përpunim nga Gjykata Civile, e cila sot ka anuluar seancën për padinë, pasi shoqata e avokatëve që e  përfaqëson Boki 13  e ka tërhequr mbrapa autorizimin.

Për të njëjtën ndërhyrje, Boki 13 disa herë është ankuar edhe në publik dhe nuk arriti të realizojë edhe mbikëqyrje ndaj materialeve kundër tij, pasi sipas tij “operacioni ka qenë i pasuksesshëm”.

Boki 13 për momentin gjendet në paraburgim si i dyshuar në rastin “Reket”.

Përndryshe, në rastin “Reket, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki 13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna MandiqKristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button