Burgu i Shutkës do të gazifikohet

Në seancën e 162-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar gazifikimin e Burgut të Shutkës, njofton Portalb.mk.

“Në këtë seancë Qeveria i ka pranuar ndryshimet e programit për zvogëlimin e ndotjes së ajrit për vitin 2019-të dhe i ka rritur mjetet për ndërrim të sistemet ekzistuese për ngrohje në objektet administrative dhe objektet tjera në pronësi të shtetit, të cilat janë jo-ekologjike”, thonë nga Qeveria.

“Burgu i Shkupit” (Shutkës), i cili tani përdor vaj ekstra të lehtë për ngrohje, prej tani e tutje do të ngrohet me gaz dhe me këtë do të ulet ndotja e ajrit në këtë komunë dhe qytet”, thonë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button