Edhe një fëmijë është prekur nga fruthi, epidemia në RMV ende në fuqi

Gjatë javës së kaluar është regjistruar edhe një rast i fruthit, kanë informuar nga Instituti i Shëndetit Publike (IShP), njofton META. Bëhet fjalë për fëmijë nga Shkupi, në grupin  e fëmijëve nga 1-4 vjet. Me këtë, epidemia në territorin e shtetit ende është aktive, transmeton Portalb.mk.

“Rasti është vërtetuar në mënyrë laboratorike. Nuk është gjetur lidhje epidemiologjike me person tjetër të sëmurë. Përfshirë datën 1 të këtij muaji, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të fruthit në nivel shtetëror arrin në 1.901”, thonë nga IShP-ja.

Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar të moshës 14-vjeçare me MRP ka arritur deri në 42.746.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button