Basha: Humbja nga emigracioni është 559 milionë euro

Kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur në Elbasan turin e takimeve. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë e këtij qyteti, kreu i opozitës u ndaj te problemi kryesor, ai i emigracionit të të rinjve, transmeton OraNews.

Zotimi numër 1 tha Basha është kthimi i shpresës. Ndërsa theksoi se humbja nga emigracioni është 559 milion euro.

“Emigracioni është një problem i tmerrshëm ekonomik. Humbja potenciale e mundshme nga emigracioni është 559 milion euro. Sa shumë gjëra të mira mund të ishin bërë me 559 milion euro për vendin e sidomos për rininë. Plaga më e madhe e emigracionit është se po prek kryesisht rininë”, deklaroi Basha.

Basha garantoi bursa 100% për studentët me të ardhura të pakta dhe bursë 50% për studentët me të ardhura mbi 640 mijë lekë në muaj.

“Po të investojmë tek rinia, do na kthehet shumë herë në benefite në të ardhmen. Duke investuar te rinia ndalet dhe emigracioni. Nuk ndalet emigracioni duke shtuar policë në kufi”, deklaroi Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button