Kryetari i Parlamentit Evropian debatoi me të rinjtë e RMV-së, ai pret nga ata të mos demotivohen

Kryeparlamentari i Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli sot në Shkup zhvilloi debat me të rinjtë. Mesazhi i tij kryesor ishte të mos e humbin besimin për arsye se Parlamenti Evropian ende nuk ka marrë vendim definitiv për fillimin e negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë, transmeton Portalb.mk.

Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe euroambasadori Emanuel Zhbogar, me ç’rast edhe nisi ceremoninë e hapjes së “Shtëpisë Evropiane” (Jurop Haus-Europe House) në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian(BE) në Shkup.

“Jurop Haus” do të funksionojë si platformë e cila do të jetë e hapur për të gjithë të rinjtë, nga të gjitha sferat e jetës, me qëllim të lidhjes me personat dhe mundësitë tjera, si dhe të shkëmbejnë ide për zhvillimin e potencialit.

Kryeparlamentari i Parlamentit Evropian gjatë bisedës me të rinjtë potencoi se ai së bashku me shumicën e shteteve anëtarë të Bashkimit Evropian besojnë fuqishëm se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e negociatave, megjithatë ai tha se 3 shtete të unionit mendojnë ndryshe.

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli debatoi me të rinjtë e RMV-së.
Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli debatoi me të rinjtë e RMV-së.

Në lidhje me motivet dhe arsyet e shteteve skeptike për fillim të negociatave, ai tha se ende nuk dihen por po punojnë që të zbardhen edhe dyshimet konkrete të këtyre shteteve, në mënyrë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të punojë në atë drejtim.

“Është e rëndësishme të ceket se problemi nuk qëndron te Maqedonia e Veriut apo Shqipëria, ju bëtë disa reforma thelbësore madje edhe kushtetuese. Janë 3 shtete anëtare që ndajnë mendim të ndryshëm nga ai i shumicës, sidoqoftë ne nuk kemi thënë jo, nuk kemi marrë ende vendim final për këtë, është çështje që ende diskutohet” tha kryetari i Parlamentit Evropian, David Sossoli.

Nxënësit debatues në këtë ngjarje nuk hezituan të shprehin pesimizmin e tyre në raport me hapjen e negociatave, ata thanë se po presin tani 14 vite për një „Po” që nuk e marrin dot. Ata madje potencuan se Maqedonia e Veriut ka bërë disa ndryshime të dhimbshme, e në këmbim të tyre nuk morri asgjë.

Nga ana tjetër, Kryetari i Parlamentit Evropian tha se ndanë të njëjtin mendim me nxënësit sa i përket kësaj çështje, ai tha “Kur ne si shtete që përkrahëm fuqishëm hapjen e negociatave jemi jashtëzakonisht të mllefosur nga ajo që ndodhi, e kuptoj plotësisht mllefin tuaj”, por gjithësesi ai shtoi se nuk duhet të ndalur së besuari për arsye se po bëhet vazhdimisht shtypje deri te këto shtete që të reflektojnë.

Në pyetjen e nxënësve se cila do të jetë qasja e euroambasadorëve tani që nuk morëm datën edhe pse disa nga ta premtuan një gjë të tillë, euroambasadori Zhbogar u përgjigj se qasja e tij ndaj reformave edhe Maqedonisë evropiane nuk do të ndryshojë, por megjithatë do të punohet më shumë në këtë drejtim, sidomos tani gjatë kohës kur presim vendimin final të Keshillit Evropian.

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli debatoi me të rinjtë e RMV-së.
Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli debatoi me të rinjtë e RMV-së.

Para nisjes për në Shkup, në videon e publikuar në faqen zyrtare të tij në rrjetin social “Tuiter” (Twitter), Sasoli ka kërkuar nga të rinjtë që të mos heqin dorë nga e ardhmëria evropiane.

“Sot jam duke udhëtuar për në Maqedoninë e Veriut dhe unë kam një kërkesë, veçanërisht deri te të rinjtë e shtetit: Mos hiqni dorë nga e ardhmëria evropiane. Ju i përkisni familjes sonë. Parlamenti Evropian qëndron me ju”, shkroi Sasoli, transmeton Portalb.mk.

David Sassoli

@EP_President

Today I’m travelling to North Macedonia and I have one request, especially to the young people of the country: Do not give up on a European future. You belong to our family. The @Europarl_EN stands with you.

Embedded video

Sasoli do të takohet edhe me presidentin RMV-së, Stevo Pendarovski, me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe me kryeministrin Zoran Zaev. Po ashtu, ai do të ketë takim edhe me kryetarët e partive politike. Njëkohësisht, pritet të mbajë fjalimin edhe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA para vizitës në Shkup, Sasoli thotë se bllokada e bisedimeve në BE sensibilizoi opinionin evropian për rëndësinë e kësaj çështje.

Ai konsideron se vetoja franceze në samitin e fundit është vetëm një pengesë e vogël në rrugë që do të tejkalohet në muajt e ardhshëm.

“Vendosa të vizitoj së pari Maqedoninë Veriore, e cila është jashtë BE-së, dhe më pas do të shkoj në Shqipëri. Kjo sepse besoj se këto dy vende kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’u bërë anëtare të BE-së dhe mendoj se duhet ta pranojmë dhe t’i ndihmojmë ata në rrugën e suksesit. Ne nuk do të heqim dorë”, tha Sasoli.

Sasoli ka thënë se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm, ashtu si edhe Samiti i BE-së në Kroaci, i cili merr përsipër presidencën e Unionit.

LEXO: Kryetari i Parlamentit Evropian, Sasoli: Perspektiva BE e Maqedonisë së Veriut mbetet gjallë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button