Vuçiq pas takimit me Palmerin optimist për rifillimin e dialogut

Kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq është shfaqur optimist rreth çështjes së rifllimit të dialogut Kosovë-Serbi.

“Unë besoj se për çështjen e Kosovës, brenda dy ose tre muajsh do të kemi kushte për vazhdimin e dialogut, të cilat ne presim të çojmë në një zgjidhje kompromisi”, transmeton Klan Kosova.

Këto komente ai i bëri pas një takimi që pati në Beograd me të emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer që po viziton këtë vend pas Kosovës.

“Unë jam i kënaqur me bisedën që pata me Palmerin sepse ne kemi shqyrtuar të gjitha çështjet në fjalë, jemi të vendosur për të gjetur zgjidhje që do të lejonin marrëdhënie më të mira bilaterale midis Serbisë dhe SHBA-ve dhe një qasje konstruktive si dhe një përpjekje në raport me Prishtinën që të kthehemi në dialog”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button