Shteti në mënyrë të heshtur e lejon keqpërdorimin e naftës “së kuqe”

Shteti jozyrtarisht e lejon përdorimin e naftës së kuqe si lëndë djegëse, që me ligj është e ndaluar, veçanërisht nëse dihet që ajo është 100 herë më toksike se dizeli.

Ministri për ekonomi Kreshnik Bekteshi sot konfirmoi që e di dallimin ndërmjet naftës “së kuqe” dhe “të gjelbër”, një ditë pasi deklaroi se shteti nuk mund ta ndalojë naftën “e kuqe” përkatësisht vajin ekstra të lehtë për ekonomi shtëpiake, për shkak se e përdorin bujqit.

Për bujqit përndryshe është dedikuar nafta “e gjelbër”, për të cilën ata nga muaji gusht pranojnë edhe subvencione nga shteti. Nafta “e kuqe” është e dedikuar për ekonomitë shtëpiake për ngrohje. Por është fshehtësi publike që ajo përfundon në automjete, kamionë, makina bujqësore, duke pasur parasysh se për ngrohje për ekonomitë shtëpiake nevojat për këtë naftë janë gjashtë milionë litra, në shtet harxhohen 56 milionë litra naftë “e kuqe”. Kjo naftë e cila në këtë moment është rreth 12 denarë më e lirë, por përmban 100 herë më tepër sulfur se dizeli.

Përndryshe si pasojë nga ndotja e ajrit, çdo vit, në vend vdesin më shumë se 3.000 persona, kurse 36% e ndotjes së ajrit vjen nga transporti.

Qeveria e cila në mënyrë deklarative është për reduktim të ndotjes dhe në letër miraton masa për atë, nuk ka përgjigje konkrete për ndalim apo rritje të akcizës për naftën “e kuqe” e cila lëshon sasi jashtëzakonisht të mëdha të gazrave helmuese, ndërsa është e lirë dhe mund të blihet gjithandej.

Sa i përket akcizës, kjo varet nga ministria e financave, Ligji për akcizat. Drejtohuni tek ministria e financave për shkak se ata i bëjnë të gjitha analizat edhe për implikimet buxhetore, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

As VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk është për të ndaluar naftën e kuqe.

Mendoj që në këtë moment, pa vendosur të bëhet ndalesë, duhet të fuqizohen kontrollet, përkatësisht organet kompetente ta kryejnë punën e tyre, deklaroi Trajko Sllavevski, anëtar i KE të VMRO-DPMNE-së.

Për kontrollet Bekteshi thotë që kujdeset laboratori portabil shtetëror që përdoret nga Byroja për metrologji në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror të tregut. Mirëpo nga inspektorati në anën tjetër thonë se laboratori ende nuk ka mbërritur. Drejtori i Inspektoratit të tregut, Stojko Paunovski, të enjten për Telma ka konfirmuar që ata kanë informata për keqpërdorim të naftës “së kuqe”, por për t’i dëshmuar këtë më lehtë, presin ta pranojnë laboratorin portabil nga Byroja për metrologji.

Deri atëherë, nafta “e kuqe” lirshëm do të qarkullojë nëpër rrugët e këtij vendi, që po tejkalon rekorde botërore për nga ndotja e ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button