Ambasadori holandez, Dirk Jan Kop: RMV e gatshme për negociata, nuk e dimë se çfarë propozon Franca

Kur francezët të dalin me propozime për një rishikim të metodave dhe procedurave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ne do t’i shqyrtojmë dhe të shohim se çfarë mendojmë për ta, deklaroi ambasadori hollandez, Dirk Jan Kop në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.

Sipas tij, Holanda mendon se Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i fillojë negociatat. Por, porosia e rëndësishme në këtë moment është që të vazhdohet me vazhdoni me reformat.

Francezët flasin për rishikim të metodave dhe procedurave, por ne nuk kemi parë ndonjë propozim konkret për momentin. Kur francezët të dalin me propozime, ne do t’i shqyrtojmë dhe të shohim se çfarë mendojmë për ta. Unë gjithashtu mendoj se qeveritë e përfshira, e juaja, e Shqipërisë, gjithashtu edhe Serbia, Mali i Zi, do të formojnë një opinion për këto procedura, por kryeministri juaj tashmë ka thënë se ai nuk është kundër ndryshimit të procedurave kur të fillojnë negociatat aderuese – tha Dirk Jan Kop – Ambasadori i Holandës në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button