fbpx

Igor Spasov është i arratisuri i shtatë që ka ikur nga autoritetet jashtë vendit

Ndërsa autoritetet ekzekutive dhe gjyqësore të Maqedonisë po i hedhin njëri-tjetrit për atë se kush është fajtor për arratisjen e personave të dënuar të cilët ndërlidhen në kontekst politik, policia ende nuk mund të gjejë vendin ku gjendet Igor Spasov, vrasësi i Martin Neskovskit.

Brenda dy vitesh, deri tani janë shtatë persona që janë ballafaquar me përgjegjësi penale e të cilët ia kanë dalë të largohen nga vendi. I fundit në këtë radhë është ish punonjësi i policisë, Spasov, i cili 14 muaj  ishte në liri për shkak të shëndetit të keq, por në vend se pas shërimit të kthehet në Idrizovë. atij i humb çdo gjurmë.

Nuk ka kurrfarë përgjegjësie për këtë. Policia, gjykata dhe burgjet vazhdimisht e hedhin fajin mes veti para publikut me deklarata dhe shkresa. Ndërsa së shpejti, do të bëhet një vit nga arratisja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar se si Gruevski u largua nga vendi dhe mbërriti në Hungari.

Të arratisur nga drejtësia, të cilët kërkohen me urdhër arresti janë edhe Nikolla Vojminovski i cili kërkohet për vrasje në tentativë të Ziadin Selës, në ngjarjet parlamentare më 27 prill.  Në këtë grup është edhe Dejan Davidovski Desho, i cili është arratisur në Suedi. Ai akuzohet për sulmin e organizuar në Parlament më 27 Prill 2017.

Ish-shefat e DSK-së, Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujevski, të cilët janë në Greqi, janë gjithashtu të paarritshëm për gjyqësorin.

Në këtë grup është Uolfgang Gamper, menaxheri i “Sekjurikom” nga Austria, i cili duhej të dilte në gjyq për një tender të fiksuar për mirëmbajtje të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button