Analizat për Kodrën e Diellit kanë ngecur në procedurat e bartjes mes institucioneve

Nga ELEM njoftojnë se analiza “due diligence” dhe studimi i fizibilitetit për Kodrën e Diellit janë dorëzuar në Qeveri nga ana e tyre ditën e enjte. Qeveria nga ana tjetër ka konfirmuar se analizat ende nuk kanë arritur në arkiv. Ata njoftojnë se fillimisht sipas procedurës normale, analizat duhet t’i pranojë arkivi, më pas komisioni përkatës, për të arritur në fund në seancë, transmeton Portalb.mk.

Analiza “due diligence” përfshin një analizë të thellë të gjendjes financiare, ligjore dhe tatimore të filiales “Kodra e Diellit” – Tetovë për tre vitet e mëparshme (2016 – 2018) dhe hoteleve “Sllavia” dhe “Kodra e Diellit”. Kurse studimi i fizibilitetit është një studim fizibiliteti i koncesionit dhe partneritetit publik privat të filiales “Kodra e Diellit”-Tetovë. Në bazë të studimit të fizibilitetit do të merret vendimi edhe nëse Kodra e Diellit do të jepet me koncesion apo partneritet publik-privat.

Nga ELEM njoftojnë se analizat e dorëzuara deri te ata nga Elem Turs janë shyrtuar nga Bordi Drejtues i ESM të mërkurën, kurse të enjten janë dorëzuar në Qeveri.

“Kanë kaluar në Bordin Drejtues, informacioni është pranuar. Të mërkurën paradite u mbajt mbledhja e Bordit Drejtues, të ejten duhet të kenë arritur. Përveç që janë dorëzuar në Qeveri ne kemi kopje edhe për ne. Vetë Bordi Drejtues i ESM-së do t’i shqyrtojë dhe do të japë mendim deri te Qeveria atëherë kur do të bisedohet për këtë”, thonë nga ELEM.

Nga ana tjetër, nga Qeveria thonë se analizat ende nuk kanë arritur në arkiv dhe në seacën e fundit të qeverisë nuk kanë qenë në rend dite. Sipas procedurës normale, njoftojnë nga qeveria, analizat duhet t’i pranojë arkivi, më pas komisioni përkatës, për të arritur në fund në seancë.

Të dy analizat fillimisht i ka pranuar kompania “ELEM TURS” e cila ia ka dorëzuar më pas bordit drejtues të “ELEM”-it, e cila në fund duhet ka për detyrë t’i bart deri te Qeveria.Të dy analizat duhet të pranohen nga ana e qeverisë për t’u vendosur më pas fati i Kodrës së Diellit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button