Sulm ndaj një pike ushtarake në Mali, 54 të vdekur

Si pasojë e një sulmi nga terroristët ndaj një pike ushtarake në verilindje të Malit në kufi me Nigerinë kanë humbur jetën 53 ushtarë dhe 1 civil, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Forcat e Armatosura të Malit (FAMA) thuhet se terroristët dje kryen një sulm ndaj pikës ushtarake Indelimane në rajonin Menaka.

Zëdhënësi i qeverisë dhe ministri i Komunikimeve, Yaya Sangare tha se ekipet e dërguara në rajon në pikën ushtarake kanë gjetur trupat e 53 ushtarëve dhe të 1 civili.

“Gjithashtu, në sulm janë plagosur 10 persona, armatimet ushtarake janë dëmtuar rëndë ndërkohë që kanë filluar edhe punimet për identifikimin e trupave”, tha Sangare.

– Qeveria thirrje popullatës për unitet

Qeveria e Malit ka ftuar popullatën që të tregojë përpjekje intensive për të siguruar unitet dhe bashkim.

Ndërkohë bëhet e ditur se sulmi nuk është marrë përsipër nga askush.

Pjesët veriore dhe qendrore të vendit kanë qenë skena të konflikteve separatiste dhe sulmeve terroriste që nga viti 2012 e deri më tani.

Operacioni “Barhane” i Francës në Mali ku janë mobilizuar rreth 4.000 ushtarë dhe Misioni Shumëdimensional i Stabiliteti të Integruar për Malin i formuar nën udhëheqjen e OKB-së me një forcë prej rreth 15 mijë pjesëtarësh ende nuk kanë arritur të eliminojnë kërcënimin ndaj sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button