Kronologji, si ndryshuan qëndrimet e Sindikatës së arsimit para marrëveshjes përfundimtare

Jakim Nedelkov, kryetari i Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) në mesditë paralajmëroi se nesër do të ketë takim në Qeveri me Ministrinë e arsimit dhe shkencës (MASH), ndërsa pasdite dha indikacione se përsëri ka ul kërkesat e tij, transmeton Portalb.mk.

SASHK-u fushatën për rritjen e rrogave në arsim e nisi me moton “Rroga të dinjitetshme” në vitin shkollor 2018/19, pastaj e saktësoi kërkesën duke kërkuar rritje të rrogës për 25%. Kjo ishte kërkesa fillestare ndaj Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, atëherë edhe kur u zhvillu protesta e fundit në fund të vitit shkollor 2018/19.

Vitin e ri shkollor 2019/20 e nisi me grevë paralajmëruese dhe me kërkesën e njëjtë për rritjen e pagës për 25%. Por në takimet e para me zyrtarët e Qeverisë, kur këta të fundit dolën me ofertën që në arsim të ketë rritje të rrogave për 10% nga prilli i vitit 2020, SASHK-u filloi të zbutë qëndrimet e tij, duke u shpreh i gatshëm të pranon rritje të rrogave 15% nga janari i vitit 2020.

Por, nuk u ndal vetëm këtu SASHK-u, pikërisht sot kur paralajmëroi se do të ketë takim nesër me MASH-in, ku pritet të ketë marrëveshje përfundimtare, kryetari Nedelkov jep indikacione se është i gatshëm të pranon ofertën prej 10% në janar të vitit 2020.

LEXO: Pranim i kërkesave të SAShK-ut apo grevë, nesër publikohet marrëveshja përfundimtare
LEXO: Greva në arsim, negociatat SAShK-MASh përfunduan pa rezultat
LEXO: RMV, SAShK-u vendosi të shkojë në grevë të përgjithshme
LEXO: Zaevi: Jemi të vetëdijshëm se pagat në arsim janë të ulëta, por aq është kapaciteti i RMV-së
LEXO: Mësuesit të pakënaqur me 10 përqindëshin, kurse SAShK-u e quajti “imtësi” diskutimin për përqindjen e rritjes
LEXO: Nedelkovi vlerësoi se në publik do të pranoheshte rritja e pagës prej 15 për qind nga janari i 2020-s
LEXO: Rritja e pagave, Sindikata i dha edhe një javë Arbër Ademit për prezantimin e ofertës
LEXO: Ademi: Mësimdhënësit meritojnë më shumë, negociatat me SASHK-un vazhdojnë javën e ardhshme
LEXO: Mbaroi greva paralajmëruese, prej sot filloi mësimi në shkollat e RMV-së
LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button