Dhitë shpëtuan bibliotekën presidenciale nga zjarri

Në muajin maj biblioteka presidenciale e Ronald Reagan punësoi  805 dhi për të pastruar një sipërfaqe prej 13 hektarësh nga bimët e ndezshme.

Biblioteka afër Los Angeles u kërcënua nga Easy Fire, i fundit nga një vatër zjarresh që shkaktoi ndërprerje të energjisë dhe evakuim të banorëve, transmeton OraNews.

“Zjarrfikësit na thanë se puna u bë më e lehtë falë pastrimit të territorit”, tha Melissa Giller, zëdhënëse e bibliotekës.

Dhitë i përkasin një kompanie të krijuar nëntorin e kaluar dhe fiton rreth 1000 dollarë për çdo hektar. Pronari i kësaj kompanie thotë se do të dyfishojë tufën e tij për të përballuar kërkesat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button