Tenderi i parë për garazhe të montuar në Qendrën klinike dështoi, do të shpallet i dyti

Asnjë kompani nuk ka shprehur interes për të ndërtuar dy garazhe të parafabrikuara për montim në Qendrën klinike – Shkup. Ministria e Shëndetësisë ka informuar për “Meta.mk” se nuk kishte arritur asnjë ofertë në njoftimin publik për dhënie të kontratës për partneritet publik-privat, i cili u shpall në fillim të gushtit sivjet. Kjo do të thotë që ndërtimi i garazheve që duhej të siguronin vende shtesë për parkim në këtë lokacion do të vonohet disa muaj, transmeton Meta.mk.

“Ministria e Shëndetësisë, si autoritet kontraktues, është në fazën e anulimit të procedurës dhe në përputhje me afatet ligjore ne do të përsërisim procedurën. Kjo do të thotë që Qyteti i Shkupit edhe më tutje do të jetë kompetent për parkimin në Qendrën klinike”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Dy garazhet e parafabrikuara për montim duhet të ndërtohen në vendin e ish ndërtesës së Klinikës së Gjinekologjisë. Investimi në këto objektet infrastrukturore do të kushtonte 30 milion denarë, ndërsa me sigurimin e vendeve shtesë për parkim duhet të zgjidhet bllokimi akut në Qendrën klinike – Shkup.

Ministria ende nuk ka njoftuar nëse do të ketë ndryshime të kritereve në shpalljen e dytë publike për të gjetur partner privat për ndërtimin e garazheve të montuara. Kompania private do të menaxhonte në të ardhmen me hapësirën e parkimit, por para se të arrihet marrëveshje për partneritet publik-privat, duhet të arrihet marrëveshje, me ministrinë, për tarifat për parkim për pacientët dhe stafin e Qendrës klinike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button