Me grant të përgjithshëm prej 10.8 milionë euro prej MPPS, komunat do të zhvillojnë shërbime sociale

Kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale sot në hapësirat BNJVL-së kanë marrë pjesë në prezantimin e “Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale” me qëllim që autoritete lokale në mënyrë të detajuar të informojnë për mundësitë për zhvillimin e shërbimeve në vetëqeverisjen lokale, në pajtueshmëri me nevojat e shërbyesve, njofton Portalb.mk.

“Një prej qëllimeve kryesore të projektit është zhvillimi dhe përmirësimi i kualitetit të shërbimeve sociale në vetëqeverisjen lokale, në pajtim me nevojat e qytetarëve dhe rritjen e qasjes deri te shërbimet sociale për grupet e cenueshme të qytetarëve, personat më të vjetër, personat me pengesa dhe personat tjerë, për çka janë siguruar gjithsej 10.8 milionë euro, për periudhë e zbatimit prej 5 vjetëve. Komunat do të munden të aplikojnë për grantet për projekte të zhvillimit të shërbimeve sociale, ndihmës së individëve ose familjeve, kujdes shtëpiak, asistencë personale, kujdes ditor, kujdes të përkohshëm, shtëpi të vogla grupore, qendra ditore dhe shërbime për jetesë me ndihmë dhe tjera shërbime inovative në komunitet”, deklaroi Dushan Tomshiq nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button