Ndotja e ajrit, Zaevi thirri në takim urgjent inspektorët ekologjikë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë (RMV), Zoran Zaev u ka thënë ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministrit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini që të realizojnë takim urgjent me të gjithë inspektorët e Mjedisit Jetësor për të fuqizuar kontrollet ndaj shkaktarëve të ndotjes, transmeton Portalb.mk.

“Javën e kaluar u përballëm me zjarre të reja, të cilët në mënyrë shtesë e rëndojnë situatën. Për këtë, i dhashë udhëzime ministrave Oliver Spasovski dhe Naser Nuredini që urgjentisht të thirrin inspektorët kompetentë për mbledhje në Qeveri. Pres të fuqizohen të gjitha kontrollet dhe të gjithë kompetentët të jenë vazhdimësi në terren me qëllim të zbulimit dhe dënimit në mënyrë adekuate të atyre që e rrezikojnë shëndetin tonë”, tha Zaevi.

Paraprakisht, institucionet përgjegjëse kanë paralajmëruar edhe patrullime policore dhe inspektuese për të detektuar burimet e ndotjes, me qëllim të uljes së nivelit të grimcave PM10 në ajër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button