Fëmijët në institucionin edukativ u gjetën të përgjumur nga diazepami, heleksi dhe depakine

Fëmijët të cilët janë nën përkujdesje në Institucionin edukativ-korrigjues Tetovë (IER) jetojnë të droguar me sedative 24 orë në ditë, ka alarmuar zëvendësja e Avokatit të Popullit Vaska Bajramovska – Mustafa. Edhe pse shumica e 16 personave aty janë fëmijë, atyre u jepen midis 5 dhe 20 miligram të këtyre antidepresantëve, transmeton SDK.

“Nga një inspektim i dosjeve mjekësore gjatë vizitës në korrik, u konstatua se të gjithë fëmijët nga IER ‘Tetovë” pranojnë terapi të fortë qetësuese të përshkruar nga një mjek familjar nga Qendra Shëndetësore e Ohrit ose nga specialist neuropsikiatrik, psikiatër. Terapia përbëhet nga doza të shumëfishta gjatë ditës (e veçanërisht në mbrëmje), kur iu përshkruhen qetësuesit në vijim: Diazepam, Heleks, Mendileks, Depakine, Risperidon e tjerë, nga 5 deri në 20 miligram në ditë, që duke marrë parasysh moshën e fëmijëve është një dozë shumë e fortë, ”thuhet në raportin special të Avokatit të Popullit pas një vizite në këtë Institucion.

Në vend të rocializimit, shkollimit dhe aktiviteteve gjatë mbajtjes së masave, ekipi I gjeti fëmijët të ulur dhe të përgjumur nga qetësuesit e fortë që u janë dhënë çdo ditë.

“Përshtypja është se për shkak të dozave të larta të terapisë që ata marrin, shumica prej tyre nuk kanë fokus të qartë, shfaqin shenja se janë të humbur dhe të painteresuar për gjërat rreth tyre. Në këtë drejtim, është e nevojshme të bëhen kontrolle të shpeshta nga persona profesionalë – specialistë, mjek neuropsikiatër ose psikiatër, në mënyrë që të vlerësohet mundësia e zvogëlimit të dozës së ilaçeve që I pranojnë fëmijët, njëkohësisht duke pasur kujdes për gjendjen e tyre psikike. Sjellja adaptive dhe e kontrolluar nuk mund të arrihet vetëm përmes përdorimit të terapisë me ilaçe, por është gjithashtu e dëshirueshme që të zhvillohen forma të sjelljes së dëshirueshme përmes trainimit të aftësive dhe trajtimeve të sjelljes nga profesionistë”, thotë Bajramovska-Mustafa.

Një psikiatër për fëmijë dhe adoleshentë, i cili kishte qenë së bashku me ekipin e Avokatit të Popullit për të vizituar Institucionin edukativ-korrigjues “Tetovë”, nga bisedua me fëmijët që ishin më të përqendruar, ka zbuluar se ekzaminimi psikiatrik zakonisht nuk është zhvilluar në atmosferë konfidenciale, kokë më kokë me psikiatrin.

Gjatë ekzaminimit, gjithmonë ka qenë i pranishëm një roje sigurie, kështu që në vend se fëmija t’iu përgjigjet pyetjeve të psikiatrit, është përgjigjur mbikëqyrësi.

“Shumë rrallë një fëmijë ka mundësinë të shprehë përvojat dhe ndjenjat për gjendjen e tij. Nga kjo rrjedh se dozat e ilaçeve të përshkruara dhe rregullimi i terapisë varen kryesisht nga informacioni që psikiatri merr nga shoqëruesi i fëmijës. Fëmija nuk ka mundësi të japë pëlqimin ose mendimin e saj në lidhje me terapinë e përshkruar “, paralajmëron zëvendësja e Avokatit të Popullit Vaska Bajramovska – Mustafa.

Kontrolli i Librit në të cilin mbahet evidenca për terapitë ditore që iu jepen fëmijëve në këtë institucion ka treguar se disa prej tyre rezistojnë, përkatësisht që disa herë, nuk duan të marrin terapinë ditore. Disa nga fëmijët i kanë thënë ekipit, që i ka vizituar, se ata refuzojnë të marrin terapinë ditore sepse ndjehen të përgjumur dhe të lodhur dhe të paaftë për të funksionuar.Kanë thënë se nuk hasin në probleme nëse nuk duan të pinë qetësuesit. Avokati i Popullit konstaton se nuk ka qasje multidisiplinare për trajtimin e fëmijëve. I vetmi personel profesional i përfshirë në ofrimin e ndihmës dhe trajtimit të ekspertëve për fëmijët janë dy psikologë të cilët janë të regjistruar si edukatorë.

Veç kësaj, në Raport konstatohet se nuk janë përfshirë edukatorë specialë, megjithëse ka pasur edhe fëmijë të cilët nuk kanë diagnozë të zyrtarisht të përcaktuar, ndërsa kanë shfaqur çrregullime të buta intelektuale, por edhe të pengesa të kombinuara me çrregullime psikike.

Për të gjitha gjetjet nga Avokatit të Popullit, drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të dënimeve Jovica Stojanoviq, thotë se është vepruar menjëherë në bazë të rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe se këto ditë do ta njoftojnë atë me shkrim.

“Unë nuk do  të lejoj që problemet të zvarriten me vite. Mbrojtja shëndetësore në institucionet penitenciare nuk është nën këtë Drejtori dhe nën Ministrinë e drejtësisë, por me ligj, është nën kompetenca të Ministrisë së shëndetësisë, megjithatë janë marrë masa për të korrigjuar situatën”, tha Stojanoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button