Takimi Kurti-Osmani: Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë

Albin Kurti, kandidati për kryeministër në Kosovë nga radhët e Vetëvendosjes (VV) u takua me Vjosa Osmanin, kandidaten për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), transmeton Portalb.mk.

Këta dy parti fituese, VV dhe LDK tashmë një kohë janë duke diskutuar rreth përafrimit të programeve për një qeverisje të përbashkët. Takimi i Kurtit dhe Osmanin gjithashtu ishte në kuadër të këtyre takimeve.

“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, u shpreh Albin Kurti, kandidati më i votuar në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button