Zhernovski i bëri thirrje BE-së ta korrigjojë gabimin për mosçeljen e negociatave me RMV-në

Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) duhet t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian (BE), si sinjal se do t’i vazhdojë reformat të cilat thirren nga Franca, deklaroi zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski në konferencën ministrore të Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë që është duke u mbajtur sot dhe nesër në Monako, përcjell Portalb.mk.

Ai tha se e kuptojmë pozitën e Francës ndaj VE-së dhe zgjerimin e saj, dhe nuk ikim nga metodologjia që e ka paralajmëruar.

“Përkundrazi, e mbështesim çdo proces të ri që do të kontribuojë për transformim më efikas të shoqërisë sonë, por perspektiva evropiane e RMV-së nuk duhet të vihet në pyetje”, tha Zhernovski.

Siç kumtojnë nga MPJ-ja, Zhernovski duke u thirr në rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian (PE), ka ftuar liderët e BE-së ta korrigjojnë vendimin për mosdhënien e datës për nisjen e negociatave anëtarësuese me RMV-në.

Në margjina të Konferencës, Zhernovski ka realizuar takime bilaterale me ministrat e Monakos, Luksemburgut, Belgjikës, Maltës dhe Bosnje e Hercegovinës.

Përndryshe, RMV-ja dhe Shqipëria dështuan të marrin datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetorKjo është shtyrë për në maj të 2020-s. Si rezultat i kësaj, kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev thirri në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 12 prill të 2020-s.

Konferenca ministrore e Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, Monako
Konferenca ministrore e Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, Monako
Konferenca ministrore e Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, Monako
Konferenca ministrore e Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, Monako

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button