U publikuan datat e festave për vitin 2020 në RMV

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) e publikoi programin e ditëve të festave për vitin 2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut RMV). Sipas tij, në vitin 2020 do të ketë 5 fundjava të zgjatura, për shkak të festave që bien ditën e premte, e diele dhe e hënë, transmeton Portalb.mk.

Për të gjithë qytetarët e RMV-së, ditë jo pune do të jenë 1 janari (e mërkurë), Viti i Ri, 7 janari (e martë), Krishtlindjet, 20 prilli (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks, 1 maji (e premte), Dita e Punëtorëve, 24 maji (e diel), “Shën Kirili dhe Metodit” dhe Fitër Bajrami, 2 gushti (e diel), Dita e Republikës, 8 shtatori (e martë), Dita e Pavarësisë, 11 tetori (e diel), Dita e kryengritjes popullore, 23 tetori (e premte), Dita e Luftës Maqedonase Revolucionares, 8 dhjetori (e martë), Dita e “Shën Klimentit të Ohrit”.

Vetëm për qytetarët shqiptarë, festë do të jetë 22 nëntori, Dita e Alfabetit Shqip, ndërkaq për myslimanët do të jetë edhe dita e parë e Kurban Bajramit.

Për qytetarët ortodoks festë do të jetë edhe 6 janari, 19 janari, 17 prilli, 5 qershori dhe 28 gushti, kurse për ata katolikë 13 prilli, 1 nëntori dhe 25 dhjetori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button