Xhaferi: Kuvendi do të shpërbëhet më 11 shkurt

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të shpërndahet 60 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 12 prillit, gjegjësisht më 11 shkurt, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarët, njofton Portalb.mk.

Kah fundi i dhjetorit, deri te Kuvendi duhet të vijnë propozimet me emrat e Qeverisë teknike e cila duhet të zgjidhet 100 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve, që të mundet Xhaferi më 3 janar të caktojë seancë për votimin e Qeverisë së re.

Në lidhje me ratifikimin e Protokollit për NATO, Xhaferi tha se pas shpërndarjes së Kuvendit nuk ka mundësi që të thirret Kuvendi. Për ratifikimin e Protokollit duhet që të pritet përbërja e re parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button