fbpx

Portalet shkelësit më të mëdhenj të etikës gazetareske, nevojitet vetërregullim në mediat e RMV-së

Synojmë të ndajmë gazetarët profesionist nga ata joprofesionalë sepse këto të fundit po e dëmtojnë gazetarinë me dezinformata, gjuhë të urrejtjes, propagandë dhe manipulim. Ishte ky një nga mesazhet që u dha nga Këshilli për Etikë në Media sot në debatin për Vetë-Rregullim në Media në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Në kuadër të “Ditëve të Arsimimit Mediatik 2019“, Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) organizoi një debat me studentë, përfaqësues të mediumeve edhe organizatave joqeveritare në Tetovë. Tema kryesore ishte diskutimi për sfidat edhe mundësitë e vetë-rregullimit mediatik, gjegjësisht për atë se me çfarë vështirësi aktualisht po përballet ky këshill në realizimin e këtij koncepti.

Drejtoresha e KEMM, Marina Tuneva tha se ndër qëllimet kryesore të këtyre debateve është të mundësohet vetëdijesimi i qytetarëve për rastet e informimit jo të drejtë, gjuhës së urrejtjes si dhe të njoftohen me faktin se ata mund të denoncojnë raste të informimit jo profesional dhe joetik te Këshilli për Etikë në Media.

“Synojmë t’u tregojmë qytetarëve si mund të identifikojnë rastet e gjuhës së urrejtjes, lajmeve të rreme si dhe të njoftohen me faktin se ata mund të paraqesin raste të informimit jo profesional edhe lajmeve që nuk respektojnë etikën te Komisioni për ankesa që është pjesë e jona. Meqenëse tani po afrohet koha e zgjedhjeve, përsëri do të vendosen në test mediumet si dhe nga qytetarët presim të denoncojnë lajmet jo profesionale” tha Marina Tuneva.

Anëtari i Komisionit për ankesa (KEMM), Sefer Tahiri tha se është shumë e rëndësishme të bëhet promovimi i konceptit të vetë-rregullimit të mediumeve para sektorit qytetar edhe para studentëve me qëllim që të arrimë në atë pikë ku do të kemi një gazetari të mirëfilltë, për arsye se kohës së fundit jemi dëshmitarë të një gazetarie jo profesionale nga një numër  madh i mediumeve online.

“Vet arsyeja e këtij takimi është edhe që të promovohet sa më  shumë ky koncept i vetë-regullimit mediatik, diskutimet me qytetarët, mediumet edhe studentët në lidhje me gazetarinë e mirëfilltë na çojnë një hap para qëllimit tonë, që është gazetaria profesionale dhe etike. Ne synojmë të ndajmë gazetarët profesionist nga jo profesionistët për arsye se ne jemi të vetëdijshëm që ka fenomene të shumta kohëve të fundit siç janë lajmet e rrejshme, gjuha e urrejtjes, propaganda dhe manipulimi”, theksoi Sefer Tahiri.

Në këtë debat u shpalosën edhe disa shifra të ankesave të cilat kanë arritur në adresën e Këshillit për Etikë në Media në lidhje me lajmet jo-profesionale.

Sipas statistikave të tyre, 76,5% lëndë të ankesave kanë qenë ueb-portalet, 17,6% televizionet, 4,4% gazetat ditore dhe javore edhe 1,5% agjencitë e lajmeve.

Parashtruesit më të shpeshtë të ankesave janë qytetarët me 33,8%, mediat edhe gazetarët 25%, organizatat dhe shoqatat të sektorit civil 22,1% dhe 19,1% të ankesave janë parashtruar nga bartësit e funksioneve publike, institucioneve dhe partive politike.

Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni.
Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni debat në UEJL.

 

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button