RMV, OJQ-të: Kuvendi t’i zgjedh udhëheqësit e 3 institucioneve për luftë kundër korrupsionit

Platforma e organizatave civile për luftë kundër korrupsionit kërkon që të finalizohen procedurat për zgjedhje dhe emërime të udhëheqësve të tre institucioneve shtetërore që nuk funksionojnë, gjegjësisht të, Entit Shtetëror për Revizion (prej dhjetor 2017-të), Agjencisë për Mbrojtje të të Drejtës për Qasje të Lirë deri te Informatat me Karakter Publik (pa anëtarë dhe vetëm me kryetar tanimë një kohë të gjatë) dhe Drejtorisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale (drejtori ka dhënë dorëheqje në maj të vitit 2019-të), njofton Portalb.mk.

“Tanimë një kohë të gjatë këto institucione janë lënë pa struktura udhëheqëse, që rezulton në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Republikës dhe të institucioneve. Këto institucione janë veçanërisht të rëndësishme në sigurimin e kontrollit të harxhimit të parave publike, harmonizimin e institucioneve me rregullativën dhe të drejtën e qasjes deri te informatat”, thuhet në letrën e OJQ-ve të cilën ia kanë dërguar, kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Ilija Dimovski.

Sipas tyre, kjo gjendje lë rreziqe të konsiderueshme në luftën kundër korrupsionit – e cila është përkushtim kyç i deputetëve në Kuvend si përfaqësues të qytetarëve dhe mbrojtës të interesit publik.

“Në sy të zgjedhjeve, zvogëlimi ose defunksionalizimi i këtyre trupave është rrezik shtesë. Enti për Revizion ka rol të drejtpërdrejtë në kontrollimin e financimit të partive dhe fushatave, ndërkaq e drejta për qasje deri të informatat me karakter publik duhet që të sigurohet për gazetarët, organizatat civile dhe qytetarët në periudhën që vjen që të rritet transparenca e zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e OJQ-ve.

Njëkohësisht Platforma kërkon që gjatë emërimit të strukturave udhëheqëse në këto institucione, Kuvendi të reflektojë dhe ta bëjë procedurën transparente, dhe t’u mundësojë deputetëve që publikisht t’i pyesin kandidatët potencial. Me këtë, deputetëve do t’u jepet mundësi që në tërësi ta plotësojnë rolin e miratimit të vendimeve – nëpërmjet kontrollit, informimit dhe vendosjes së kontrollit ndaj procesit.

Organizatat qytetare nga Platforma theksojnë se janë në disponim që të ndihmojnë, duke i informuar për vlerësimet dhe mendimet për kandidatët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button