RMV, t’i sigurohen kanale të vërtetës si armiku më i madh i lajmeve të rreme

Armiku më i madh i gënjeshtrës është e vërteta, prandaj përpjekjet dhe politikat e të gjitha palëve të interesuara duhet të jenë në drejtim të sigurimit të kanaleve për përhapjen e të vërtetës, njofton META.

Këtë sot e theksoi Marjan Zabërçanec, këshilltar special i kryeministrit për komunikim me publikun, në Forumin e tretë për menaxhim me internet që sot u mbajt në Shkup.

“Duhet ta stimulojmë dyshimin dhe të krijojmë opinion që do të ketë qasje kritike dhe do të ketë kapacitete për t’i identifikuar gënjeshtrat dhe ta përhapë të vërtetën. Më e rëndësishme është të shtrojmë pyetjen çka mund të gjithë ne të bëjmë në luftën kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave, të gjitha palët e përfshira nga ky fenomen, për t’u ballafaquar me këtë dukuri e cila seriozisht i degradon vlerat demokratike, e stimulon urrejtje dhe konflikte”, ka thënë Zabërçanec.

Ai ka shtuar që shkrim-leximi mediatik është vetëm një nga masat dhe për atë qëllim tash më është ndërmarrë iniciativë me sektorin qytetar dhe me institucionet e Qeverisë, para se gjithash Ministrinë për arsim dhe shkencë dhe Byronë për zhvillim të arsimit, të hartohet skica për modelin më të mirë, më të aplikueshëm dhe më të qëndrueshëm për shkrim-lexim mediatik në procesin arsimor.

Në pjesën e bashkëpunimit me mediat në këtë plan, Qeveria do ta mbështetë plotësisht vetë-rregullimin si metodologji sipas të cilës mediat vetë do të ofrojnë zgjidhje sipas kodeve dhe standardeve profesionale dhe në atë drejtim ka theksuar që kontribut të veçantë ka lista e mediave të cilat i respektojnë këto parime të cilën e përpilojnë Këshilli për etikë në mediat dhe Shoqata e gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button