Verushevski kërkon 71.000 euro dëmshpërblim nga shteti

Ish shefi i Policisë Sekrete dhe këshilltari aktual i kryeministrit Zoran Zaev, Zoran Verushevski, e padit shteti për shkak se sipas tij është arrestuar dhe është mbajtur në paraburgim në mënyrë të pabazuar për 11 muaj në vitin 2015-të për rastin “Puç“ dhe akuzën për posedim të paautorizuar të armës. Kërkesa e Verushevskit për dëmshpërblim nga shteti është 4 milionë e 104 mijë denarë, ose afërsisht 71.000 euro, njofton Portalb.mk.

“Motivi i kësaj iniciative është që të rrumbullakohet golgota personale familjare që shteti ma ka bërë mua me konstruksion pa precedent në historinë e shtetit. Jam akuzuar në mënyrë të pabazuar për vepra më të rënda për tradhti dhe spiunim deri në akuzë monstruoze për pedofili dhe diskreditim personal”, tha i shqetësuar Verushevski përpara gjykatëses Jehona Sadiku.

Ai aludoi se këtë ia kanë bërë Prokuroria dhe Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button