Zjarri në Kodrën e Diellit ende aktiv, dyshohet se është shkaktuar qëllimisht, një person i arrestuar (VIDEO)

Sot në ora 12:00 zjarri ka kapluar 3 lokacione të Malit Sharr, ekipet e Zjarrfikësve të Tetovës janë ende në teren. Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se është shkaktar i këtij zjarri, njofton Portalb.mk.

Përhapja e zjarrit në Malin Sharr ka filluar para 3 ditëve ndërsa reagimi i Zjarrfikësve të Tetovës ka mundësuar fikjen e tij duke parandaluar rritjen e dëmit.

Sot, nga ora 12:00 e ditës sërish ky zjarr ka filluar të shpërthej në disa lokacione, edhe atë mbi fshatin Leshkë, mbi fshatin Bogovinë, mbi fshatin Lisec edhe në fshatin Sellcë. Njoftojmë se zjarri në këto fshatra është ende aktiv dhe po intervenohet nga ekipet e Zjarrfikësit Tetovë për fikjen e tij.

“Zjarrfikësit tonë kanë qenë gjithë ditën në Malin Sharr sot, është djegur një sipërfaqe e madhe e malit edhe atë në disa lokacione. Ne kemi indice serioze se ky zjarr po shkaktohet qëllimisht nga barinjtë, ata dëshirojnë të djegin barin e thatë me qëllim të dale i riu për ushqim të bagëtive. Aktualisht ekipet tona janë në teren dhe po punojnë në fikjen e zjarrit” tha Uka Aliti nga “Zjarrfikësit Tetovë”.

Nga SPB Tetovë konfirmuan se është arrestuar një person i cili dyshohet se mund të kishte shkaktuar këtë zjarr.

“Sot është arrestuar një 44 vjeçar me inicialet N.F nga Tetova, i cili dyshohet se mund të jetë shkaktari i zjarreve të cilat e kanë kapluar Kodrën e Diellit ditëve të fundit. Po punojmë për zbardhjen definitive të rastit” deklaruan nga SPB Tetovë.

Nga: Ardit Ramadani

Zjarri në Kodrën e Diellit, video e realizuar në ora 17:00.

Zjarri në Kodrën e Diellit, video e realizuar në ora 15:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button