RMV, gjykatat nuk sanksionojnë ndotësit e ajrit

Masat kundër ndotjes së ajrit dhe ndryshimeve klimatike, janë peng i gjykatave dhe prokurorive. Ana Petrovska nga Ministria e Mjedisit jetësor, thotë se për tre vite me radhë, prokuroritë nuk kanë përfunduar asnjë hetim për ndotësit e ajrit, njofton Alsat M.

“Nga Ministria e Drejtësisë kemi informatë se në periudhën e kaluar 3 vjeçare janë rreth 70 raste të shkeljeve të dorëzuara në prokurorie publike por asnjëri deri më tani nuk është ndëshkuar, që do të thotë se ky sistem që fillon me materien ligjvënëse që ne e shkruajmë dhe më tej të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces me të vërtetë duhet ti forcohen”, tha Ana Petrovska, Ministria e Mjedisit Jetësor.

Shkupi mbetet njëri ndër vendet më të ndotura, ndërsa transporti më efikas publik do të ishte masë kryesore kundër ndotjes. Kohë më parë, nga Qyteti i Shkupit njoftuan se punojnë në ndërtimin e transportit me tramvaj në kryeqytet. Zëdhënësi Valon Salihu thotë se janë në bisedim me Qeverinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button